KOSOVË

Nëse nuk ç’tensionohet situata në veri të Kosovës do të ketë pasoja

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të dënojnë incidentet e dhunshme të ndodhura në veri të Kosovës dhe të bëjnë thirrje për ç’tensionimin e situatës duke u bazuar në rekomandimet dhe sugjerimet e BE-së.

Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në draftin e konkluzioneve që liderët do të miratojnë në fund të samitit që do mbahet më 29 dhe 30 qershor.

Presidentët dhe kryeministrat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian pritet të apelojnë për vijimin e dialogut dhe zabtimin e të gjitha elementeve të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas draftit të përfundimeve, këtu përfshihet edhe themelimi i Ascociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ukraina

Gjatë këtij samiti dy-ditor në Bruksel, liderët e BE-së do të diskutojnë edhe mbi luftën në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Ukrainën, si dhe për ekonominë, sigurinë, mbrojtjen, migrimin dhe marrëdhëniet me jashtë.

Këshilli Evropian do të trajtojë zhvillimet e fundit në luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Ukrainën, duke përfshirë mbështetjen financiare dhe ushtarake.

Që nga fillimi i luftës, BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë vënë në dispozicion rreth 72 miliardë euro për Ukrainën dhe popullin e saj dhe kanë miratuar një sërë masash kufizuese të paprecedentë kundër Rusisë.

Ekonomia

Udhëheqësit e BE-së do të ndjekin përfundimet e kaluara mbi politikën industriale të BE-së, tregun e vetëm dhe konkurrencën dhe produktivitetin afatgjatë të Evropës. Në takimin e tyre në mars 2023, liderët e BE-së diskutuan se si të ndërtojnë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që do të sigurojë prosperitet afatgjatë.

Siguria

Në këtë samit do të diskutohet edhe mbi sigurinë dhe rritjen e kapacitetit të saj mbrojtës, ndërkohë që pranon marrëdhëniet transatlantike dhe bashkëpunimi BE-NATO është kyç për sigurinë e përgjithshme.

Në këtë drejtim, liderët e BE-së do të bëjnë një bilanc të progresit të bërë në drejtim të zbatimit të konkluzioneve të kaluara, duke përfshirë Deklaratën e Versajës, në të cilën liderët përshkruan masat për të forcuar aftësitë mbrojtëse të BE-së dhe Busullën Strategjike, e cila përcakton një sërë veprimesh koherente për të forcuar interesat e BE-së në mbrojtjen e qytetarëve evropianë“, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së pritet të japin udhëzime të mëtejshme për sigurinë dhe kapacitetin mbrojtës të BE-së, veçanërisht në aspektin e prokurimit, investimeve dhe prodhimit.

Përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius më 11-12 korrik, udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s. Ky është samiti i radhës përkon me 20-vjetorin e samitit të Selanikut kur në vitin 2003 u konfirmua se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Samiti i ardhshëm BE-CELAC në Bruksel do të mbahet në korrik, i cili do të mbledhë së bashku e liderët e BE-së dhe liderët nga blloku rajonal i Amerikës Latine dhe shteteve të Karaibeve.

Banner

Related posts

Ata që provojnë të ecin përpara pa Amerikën, s’janë të vërtetët

admin

Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

admin

Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

admin

Leave a Comment