KOSOVË

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, dënohet për fshehje të pasurisë

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), dënoi me gjashtë muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, Bashkim Dedja, për fshejhe të pasurisë.

SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por gjykata vendosi dënimin 6 muaj burg, që do t’i konvertohet në një vit shërbim prove.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij te formulari i vetëdeklarimit. Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi vetingun.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga vetingu për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.

Bëhet fjalë për dy banesa, një në Tiranë dhe një në Golem dhe hua prej 10 mijë eurove.

“Për banesën prej 146 metrave katrorë në Tiranë kam një kredi me afat shlyerje deri në vitin 2033, ndërsa banesa në Golem është në pronësi të vëllait tim. Sa i përket shumës prej 10 mijë eurosh, i kam marrë hua nga kunati (vëllai i gruas) që në vitin 2000 ka punuar jashtë vendit dhe në ato vite nuk raportoheshin të ardhurat nga emigracioni”, deklaroi Dedja para jurisë.

Përndryshe, për shkak të moskalimit të kontrollit të prejardhjes së pasurisë dhe përfshirjes në aktivitete kriminale ose më mirë të njohur si veting, i nisur në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk funksionoi për rreth tre vjet, pasi gjashtë nga nëntë gjyqtarët nuk e kaluan këtë proces aq sa numëron gjykata. Situata ishte identike edhe me Gjykatën Supreme. Të dy institucionet filluan të funksionojnë në fillim të vitit 2021.

Gjatë periudhës së kaluar mbi 800 subjekte ishin përfshirë me sitën e kontrollit. Gjatë kësaj janë sjellë 491 vendime, prej tyre 183 të vërtetuara me të cilat subjektet mbeten në funskion, ndërsa janë shkarkuar 273 gjykatës dhe prokurorë, për çka ndjehet deficit i këtij kuadri.

Related posts

Një grua nga Podujeva thotë se u sulmua seksualisht nga i afërmi i burrit të saj

admin

Vuçiq bisedon me senatorët amerikanë për situatën në veri të Kosovës

admin

VV-ja e PDK-ja fituese të zgjedhjeve në veri

admin

Leave a Comment