SHQIPËRI

Rama i përsërit kërkesën Borrellit për konferencën ku Kurti e Vuçiq nuk lejohen të dalin nga takimi pa arritur një marrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.

Pjesa më e madhe e konferencës ka qenë me temë për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Rama, përsëriti para Borrellit kërkesën për një konferencë ku Kurti e Vuçiq nuk lejohen të dalin nga takimi pa arritur një marrëveshje.

“Unë shpresoj shumë që ideja e një konference të nivelit të lartë, që të sjellim liderët e dy shteteve, liderët e BE-së dhe Amerikës, dhe të mos i lëmë të dalin pa arritur një marrëveshje, ose të ballafaqohen me të gjitha pasojat që do të ishte shumë zhgënjyese për të gjithë”, tha Rama.

Tutje Rama foli edhe për lirimin e tre policëve, duke theksuar se tash është koha për vendosjen e qetësisë.

“Më në fund kemi lirimin e tre policëve, dhe tani është koha për de-eskalimin urgjentisht. Po bëhet shumë më shumë urgjent, dhe jemi të angazhuar që të vazhdojmë punën bashkë me juve dhe miqtë tjerë, që të mos lejojmë që kjo situatë të ndikojë keq në rajon. Kemi shumë punë për të bërë, Procesi i Berlinit kemi bërë shumë progres”, u shpreh Rama.

Mes tjerash Rama tha se cilido zhvillim në Kosovë apo Serbi, ka ndikim në gjithë rajonin. Andaj, ka nevojë për stabilitet e jo dhunë.

“Por në të njëjtën kohë ishte ndihmues të ndajmë opinionet tona për diçka që është shumë shqetësuese, për të cilën ju personalisht po punoni shumë dhe duhet të bëni për stabilitetin rajonal dhe gjithë progresin rajonal. Ne jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë në të kaluarën, dhe nuk mund të jetoj me një kthim prapa dhe ku ngjarjet nuk janë të ndara nga njëra-tjetra dhe nuk mund të shikojmë vetëm shtëpinë tonë dhe detyrat tona të shtëpisë pa u shqetësuar. Pasojat nuk mund të jenë vetëm në Kosoëv e Serbi por gjithë rajonin”, tha ai.

Edi Rama edhe më herët kishte propozuar organizimin e një konference ku liderët e Kosovës e Serbisë, nuk do të lejohej të dilnin pa arritur marrëveshje.

Rama gjithashtu ka dorëzuar një draft-statut për Asociacionin, i cili nuk u prit mjaft mirë në Kosovë.

Related posts

Prokuroria serbe pranon kërkesë ta marrë në pyetje Vuçiqin për rastin “Panda” në Pejë

admin

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy vajza shqiptare në Greqi

admin

Çmimet më të ulta për pushimet verore janë në këto dy shtete afër Kosovës

admin

Leave a Comment