AKTUALE

MPB-ja për sulmin në Mitrovicën e Veriut: Serbia po tenton ta eskalojë situatën

Banner

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, MPB-ja i ka quajtur këto sulme terroriste.

Bëhet e ditur se Policia ka marrë masat e menjëhershme për hetimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve.

“Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftim.

MPB-ja ka deklaruar se sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim/telegrafi

Banner

Related posts

Fronti Europian/ Ahmeti: “Fitorja e madhe nis në Gostivar”

Gjyla Halili

Arsovska: Çairi është simbol i kaosit urban, është koha për veprim institucional

Gjyla Halili

“Tigrat” shënojnë 43 vjetorin e formimit! Ende asnjë shqiptar në këtë njësit!!

Gjyla Halili

Leave a Comment