BOTA

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar: Kërcënimi rus do të mbetet edhe nëse Ukraina fiton luftën

Kërcënimi nga Rusia do të mbetet edhe nëse Ukraina fiton luftën, ka paralajmëruar shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar. 

Gjenerali Sir Patrick Sanders i kërkoi krahut lindor të NATO-s që “të mos e shlyejë kurrë” Rusinë, duke thënë se pavarësisht se Moska po përballet me pengesa në pushtimin e saj, “qëllimi i saj i është zbuluar botës”. 

“Pavarësisht se si përfundon kjo luftë – dhe duhet të jetë përmes një fitoreje të Ukrainës – unë besoj se kërcënimi rus do të mbetet“- tha Sanders në Konferencën vjetore të Luftës së Tokës RUSI. 

Duke nderuar trimërinë dhe sakrificën e Ukrainës, ai tha se i ka dhënë kohë NATO-s të “modernizohet”, të stërvitet dhe të sigurohet se ajo është e përgatitur, në mënyrë që të mund të pengojë Rusinë. 

“Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne ia kemi borxh Ukrainës,” tha ai. 


Top Channel

Banner

Related posts

Evropa “përvëlohet”, në Afrikë të Jugut bie dëborë pas një dekade

admin

Presidenti i SHBA-ve takohet me krerët e krahut lindor të NATO-s

admin

Këshilli Federal e shpall të papërshtatshme idenë e re të Parlamentit

admin

Leave a Comment