KOSOVË

Osmani falënderon SHBA-në për lirimin e policëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Ajo ka thënë se Serbia po i mbante të kidnapuar policët e Kosovës.

“Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar”, ka thënë Osmani në konferencën për media pas takimit me guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

Tre policët e Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli.

Banner

Related posts

Talentë të sportit që kanë lindur jashtë Shqipërisë, do të mund të marrin me lehtësi shtetësinë shqiptare

admin

Ramë dakord për tri pikat e BE-së

admin

Zgjedhje të lira me forca të armatosura

admin

Leave a Comment