BOTA

Ukraina e Veriut fortifikohet në rast të një sulmi të Wagner nga Bjellorusia

Një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës ka hedhur poshtë çdo kërcënim që Yevgeny Prigozhin mund t’i paraqesë Ukrainës nga Bjellorusia.

Më herët sot Lord Dannatt, një ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë britanike, ngriti shqetësime nëse shefi i Wagner po ripozicionohej për të udhëhequr një sulm të ri në Kiev nga territori bjellorus.

I pyetur nëse Kievi do të vëzhgojë krahun verior, Yuriy Sak tha se Ukraina e dinte për rrezikun e pushtimit nga kufiri Bjellorusi prej disa kohësh tashmë, çka do të thotë se kanë pasur të gjithë kohën e nevojshme për ta “fortifikuar atë mjaftueshëm”.

“Ne jemi të përgatitur për çdo zhvillim të ngjarjeve”, tha Sak. I pyetur nëse Ukraina ishte në dijeni për një rebelim të mundshëm të Wagner, Sak tha: “Ne e dinim se kishte diçka që po përgatitej në Rusi. Ne gjithmonë thoshim se Rusia, si një perandori e ndërtuar mbi gënjeshtra, herët a vonë do të shpërthejë.

Ajo që ndodhi dje është ndoshta vetëm fillimi i një vetëshkatërrimi më të madh të kësaj perandorie të së keqes. Ajo që e bën Rusinë më të dobët, na bën më të fortë dhe e afron fitoren tonë”.

Megjithatë, ai e përshkroi kapitullimin e rebelimit si “shumë të çuditshëm, shumë të çuditshëm”.

“Ajo që ndodhi dje në Rusi ishte qesharake, nuk ka kuptim”.


Top Channel

Banner

Related posts

Rusia pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin për arsenalin strategjik bërthamor me SHBA-në

admin

Prehet i qetë në tokën e Malësisë që aq shumë e deshti, atdhetari Dodë Prekë (Doli) Gojçaj

Gjyla Halili

Pas Jenin trazira edhe në Nablus! Forcat izraelite vrasin dy palestinezë

admin

Leave a Comment