SHOWBIZ

A shkaktojnë gurët në veshka probleme me zemrën? Gjithçka duhet të dini

Gurët në veshka mund rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemisë.

Një studim madhor mbi këtë çështje u publikua më herët këtë vit në revistën amerikane për sëmundjet e veshkave.

Studimi, mbi të dhënat e të cilit bazohet AgroWeb.org shpjegon se formimi i gurëve në veshka dhe  zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare kanë ngjashmëri në faktorët e rrezikut.

Të dyja këto sëmundje ndajnë faktorë rreziku si mbipesha, kolesteroli i lartë, diabeti dhe tensioni i lartë.

Gurët në veshka nga ana tjetër supozohet të jenë një faktor i pavarur rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi në fjalë shqyrtoi të dhënat mjekësore të mbi 50,000 pacientëve që vuanin nga gurët në veshka.

Pas shqyrtimit të analizave u kuptua se gurët në veshka rrisnin rrezikun e sëmundjeve koronare me 19 përqind.

Ky problem rriste rrezikun e ishemisë me 40 përqind dhe të atakut në zemër me 29 përqind.

Kjo ndërthurje e gurëve në veshka me problemin e atakut në zemër duket se është më i izoluar tek femrat.

Si formohen gurët e veshkave?

Gurët në veshka përbëhen nga minerale dhe kripëra acidike. Sipas të dhënave, gurët formohen kur mineralet në organizëm arrijnë një nivel tepër të përqendruar në urinën e personit.

Ato kristalizohen dhe ngjiten me njëra tjetrën duke formuar gurë. Në të paktën 80 përqind të rasteve, gurët në veshka përbëhen nga kalçiumi. Rastet e tjera tregojnë se gurët formohen nga substanca të tjera ose acidi urik. Lëvizja e gurëve në veshka është shumë e dhimbshme.

Megjithatë, gurët në vetvete nuk shkaktojnë dëmtim të parikuperueshëm. Shpesh, ato dalin vetë nga organizmi nëpërmjet traktit urinar.

Të dhënat tregojnë se 1 në 10 njerëz në botë do të vuajë nga gurët në veshka në një periudhë të caktuar të jetës. Ngrohja globale është kthyer në një faktor të lartë rreziku për formimin e gurëve në veshka.

Banner

Related posts

Temperaturat e larta gjatë verës, ja çfarë duhet të bëni për një gjumë të rehatshëm

admin

Selena Gomez i bashkohet nismës së yjeve të njohur që kanë vendosur të postojnë foto pa filtra dhe duket një yll

admin

Ujë për të humbur në peshë, sa duhet të konsumoni?

admin

Leave a Comment