KOSOVË

Humbja e dy qytetarëve në Pejë si pasojë e vërshimeve tronditje për gjithë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjithë Kosova është tronditur me vdekjen e dy qytetarëve në Pejë të shtunën mbrëma si pasojë e vërshimeve.

Një nënë dhe fëmija i saj 5-vjeçar kanë humbur jetën në vërshimet e të shtunës në Pejë.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, ndërsa ka thënë se FSK-ja dhe gjithë ekipet e emergjencave gjenden në Pejë.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”, ka shkruar Osmani.

Banner

Related posts

Vuçiq, “bisedë të hapur” me senatorët amerikanë për Kosovën dhe raportet me SHBA

admin

Ilir Shaqiri këndon sot në Kuvendin e Kosovës këngën “Sërish vjen marsi”

Gjyla Halili

Edhe pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës s’mund të udhëtojnë në këtë shtet të Europës

admin

Leave a Comment