AKTUALE

KUVENDIME:”Ekspozita e Tiranës”, 12 dhjetor 2023

Banner

Ekspozita “KUVENDIME…” do të hapet në Tiranë, me 12 dhjetor 2023 (ditë e martë, ora 11.00), me rreth 100 stenda (100cmx70cm), me tematikë: “Mbi kuvendet e “Gazeta e Alpeve” në Tiranë, Gjakovë, Plavë-Guci, Shkodër, Vermosh-Malësi e Madhe, Prishtinë, Pejë e Ulqin”.
Kjo Ekspozitë do të jetë shetitëse, do të hapet përgjatë vitit 2024, edhe në Prishtinë, Pejë, Tetovë, Tuz, Gjakovë, Shkodër, Vuthaj (Plavë-Guci), Vermosh (Malësi e Madhe), Vlorë, Prizren, Strugë, Novi Pazar– Tregu i Ri (Sanxhak), Bujanoc (Lugina e Preshevës), Mitrovicë.
Puna përgaditore për Ekspozitën “Kuvendime…” ka nisur prej fillimit të muajit Maj 2023, me skicimet/faqosjet në letër format A4, me artin grafik (kompjuterik) të stendave në studio grafike, me printimin forex të disa stendave, duke pasë secili Kuvend nga disa stenda tematike përkatëse, me fotot e tekstet e tyre përkatëse.
Një stendë e veçantë do të jetë me emrat e donatorëve/sponsorëve të këtij Projekti me interes për integrimet panshqiptare- ndërballkanike-euroatlantike, të cilët do të kenë emrat e tyre dhe në Ftesën e Ekspozitës në Tiranë e kudo tjetër në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Sanxhak e Lugina e Preshevës.
Për Projektin Ekspozita “Kuvendime…”, e cila do të hapet në Tiranë, me 12 Dhjetor 2023, do të ketë publikime në “Gazeta e Alpeve”, në Portalin Limit.al, në rrjetet sociale, etj. ku do të njheni ma shumë e ma mirë për gjithçka i përket organizimit, përurimit e promovimit të saj.
Mirëpresim bashkëpunime e donacione…!
Ju faleminderit!

Tiranë, 10 Qershor 2023


Në foto: Paneli i Drejtimit të “Takimit të Shkodres” (23 Tetor 2021) në momentin e ekzekutimit të Himnit Kombëtar Shqiptar, në sallen e konferencave në Hotel “Rozafa” në Shkoder. (Foto: Kristaq Janushi- Korçë).

Banner

Related posts

BDI: Ministri i Shëndetësisë të jep dorëheqje, pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji

Gjyla Halili

Ali Ahmeti sonte në Likovë

Gjyla Halili

VLEN: Kuadri i Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit i kapur në krim me bixhoz!

Gjyla Halili

Leave a Comment