SHOWBIZ

Pse veturat e reja nuk janë aq të mira sa më parë?

Rënia e cilësisë së automjeteve të reja është ende e pranishme në industri, sipas hulumtimeve të fundit.

Edhe pse ka një numër të madh kërkimesh dhe sondazhesh për cilësinë e automjeteve në botë, janë vetëm disa që kanë një traditë të gjatë, e në mesin e tyre është “J.D. Power Initial Quality Study”.

Rënia e cilësisë së automjeteve të reja është ende e pranishme në industri. Për të tretin vit radhazi, pronarët po raportojnë më shumë probleme me veturat e tyre të reja.

Bëhet fjalë kryesisht për keqfunksionime dhe probleme që lidhen me teknologjitë e reja. Tani vjen pjesa më interesante – markat që kanë qenë zakonisht në fund të renditjes për vite me radhë, kanë arritur në krye.

Ka shumë gjëra të vogla që kontribuojnë në problemet e cilësisë në veturat e reja, përveç problemeve me sistemin multimedial, ka edhe dështime të dorezave të dyerve (ato që rrëshqasin në karrocë), të cilat janë gjithnjë e më të zakonshme në veturat e reja (elektrike) dhe karikues ‘wireless’ për telefonat celularë.

Studimi rendit prodhuesit e automjeteve sipas numrit të problemeve të raportuara nga pronarët për 100 automjete. Këto çështje përfshijnë çdo gjë nga multimedia, kontrollet dhe ekranet, deri te sistemet e ndihmës së shoferit, si dhe grupet e reja të fuqisë së veturave.

Numri mesatar i problemeve të raportuara ishte 192 këtë vit, krahasuar me 180 vitin e kaluar (2022) dhe 162 një vit më parë (2021). Pra, sipas këtij hulumtimi, cilësia është në rënie.

Edhe pse Tesla dhe Polestar u lanë zyrtarisht jashtë studimit sepse nuk plotësonin të gjitha kërkesat, dy prodhuesit e automjeteve elektrike kishin përkatësisht 257 dhe 313 probleme për 100 automjete. Kjo është shumë mbi mesataren e studimit, gjë që nuk është shumë lajm i mirë për këta prodhues.

Këtë vit, më shumë se 93 mijë pronarë makinash morën pjesë në sondazh.

Shihni listën e plotë:

Banner

Related posts

A është mosha 19-vjeçare ‘shumë e gabuar’ për t’u fejuar?

admin

Qindra njerëz mbajnë radhë për të zënë shtëpinë me qera të leverdishme në lindje të Londrës (fotot)

admin

Enrique Iglesias do të performojë në Tiranë

admin

Leave a Comment