SHQIPËRI

Veliaj takon ish-krerët e UÇK në Hagë

Banner

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

Lajmin e bën të ditur Laert Kola i cili thekson se në këto takime është diskutuar për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.

“Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK, Thaci & Selimi. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira”, shkruan Kola në rrjete sociale.

Kjo nuk është vizita e parë e kryebashkiakut Veliaj në Hagë. Edhe në tetor 2022, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Banner

Related posts

Ky është kosovari që dyshohet se u plagos në Shëngjin, dalin pamjet

admin

U përplasën nga autobusi, vdes çifti në Shkodër

admin

Vizitë në Athinë/ Kryeministri Rama takohet me homologun Mitsotakis

admin

Leave a Comment