SHQIPËRI

Rama: Ky rajon nuk është as i Albinit, as i Aleksandrit – të dalin nga kjo lojë politike Tom&Jerry

Në një konferencë për shtyp kryeministri Rama ka bërë edhe njëherë thirrje për deeskalimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Si parakusht kryesor Rama konsideron lirimin e 3 policëve të Kosovës.

“Përderisë policët e kosovës mbahen ende nga Serbia nuk ka asnjë mundësi që të ketë përparim për dialog. Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë përsa kohë Serbia nuk i jep fund heqjes së lirisë së tre policëve që skanë kryer asnjë krim. Edhe nëse e marrim të mirëqenë që kanë kaluar kufirin, në çdo legjislacion, merren në pyetje dhe kthehen mbrapsht duke mos i lejuar hyrjen për një kohë të caktuar. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve dhe duke ngritur zërin për arrestimet në veri të individivë të caktuar të minoritetit serb, është tejet shqetësuese.

Dua t`ju informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë pas asaj të statutit presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, me mbështetjen e SHBA që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos në kushtet e përplasjeve në veri që po e rrit me orë klimën e tensioneve.

Interesi ynë kombëtar kërcënohet nga kjo situatë. Ky rajon nuk është as i Albinit, as i Aleksandrit. Ky rajon është i popujve dhe shteteve që e popullojnë dhe administrojnë.

Duhet të dalin patjetër nga kjo lojë politike Tom&Jerry”, tha Rama.

Related posts

“Do diferencohen studentët e mjekësisë që do ikin në Gjermani”/ Rama: Autonomia spitalore do shtojë të ardhurat për mjekët

admin

“A jeni për punë?”- Ja si punësoheshin gratë në “fermën” e bimës narkotike në Shqipëri

admin

Shqipëria, vendi i fundit në rajon që investitorët e huaj mund ta shohin si një terren për të investuar

Gjyla Halili

Leave a Comment