KOSOVË

Reagon Borrell për marshimin e FSK-së në veri të Kosovës dhe arrestimin e serbëve: I jashtëligjshëm

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka quajtur “të jashtëligjshme” arrestimet e pjesëtarëve të bandave serbe në veri nga Policia e Kosovës, ndërkohë që po ashtu ka kritikuar marshimin e sotëm të trupave të FSK-së në veri.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës që marshon në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Borrell tha se pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi po vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm.

“Nuk do ta tolerojmë”, ka përfunduar ai. /21Media

Banner

Related posts

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Gjyla Halili

KFOR-i dhe serbët në veri të Kosovës matin forcat në tërheqjen e litarit

admin

Mali i Zi heq dorë nga marrëveshja që e shpëtoi nga borxhi kinez

admin

Leave a Comment