AKTUALE

Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe temperaturat maksimale do të shkojnë në 33 gradë Celsius.

IHK thekson se duhet të kemi kujdes që në orët e pikut  nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Deri më 30 nëntor të këtij viti në buxhetin shtetëror nga tatimet dhe kontributet janë grumbulluar 3,97 miliardë euro

Gjyla Halili

Avokati i Popullit do të hetojë rastin me foshnjën me tuberkulozë që ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

admin

Bujar Osmani: Kam ndërmjetësuar komunikimin mes Kosovës dhe Ukrainës

Gjyla Halili

Leave a Comment