BOTA

Gjermania angazhohet të përmbushë objektivin 2% të shpenzimeve të NATO-s

Gjermania është zotuar të përmbushë objektivin 2% të shpenzimeve të NATO-s nga viti i ardhshëm, tha sot kancelari Olaf Scholz.

Vendimi vjen pasi lufta e Rusisë në Ukrainë shkaktoi një ndryshim të madh të politikës së mbrojtjes në Berlin.

“Ne do të sigurojmë që Bundeshtagu më në fund të marrë pajisjet që i nevojiten… gjithashtu do të shpenzojmë 2% të PBB-së sonë në mbrojtje për herë të parë në dekada, duke filluar nga viti i ardhshëm,” i tha zoti Scholz parlamentit.  

Ai shtoi se megjithëse mendonte se nuk ishte e mundur që Ukraina të anëtarësohej në NATO, qëllimi i Gjermanisë ishte “mbështetja e qëndrueshme ushtarake e Ukrainës, duke përfshirë armët moderne perëndimore, dhe forcimin e elasticitetit ekonomik të Ukrainës ndërsa mbrohet nga agresioni rus”.


Top Channel

Banner

Related posts

Rezultati kaotik i zgjedhjeve në Spanjë/ Çfarë duhet të dini?

admin

Pas dy vitesh rënie, popullsia e BE-së rritet sërish

admin

​Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Turqinë

admin

Leave a Comment