KOSOVË

Erdogan i gatshëm të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë-Serbi, thotë diplomati turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi. Lajmi është bërë me dije nga Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Tunc Angili, i cili është shprehur se vetë Erdogan ia ka përcjellë këtë dëshirë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Presidenti ruk ka zhvilluar biseda telefonike me të dy liderët, ku ka vënë theksin te depërshkallëzimi i situatës përmes dialogut.

“Që në fillim Turqia kërkoi që situata të de-përshkallëzohet përmes dialogut dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, presidenti Erdogan pati biseda telefonike me Kurtin dhe Vuçiqin dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje, nëse palët kërkojnë ndërmjetësimin e Turqisë”, tha ambasadori turk.

Banner

Related posts

Policia e Kosovës konfiskon mbi 1.200 fishekë në një fshat të Zveçanit

admin

Lladrovci: Kjo ditë, është jeta, historia, mundi e sakrifica e të gjithë qytetarëve përgjatë një shekulli

Gjyla Halili

TV21 në Beograd/ Shumë qytetarë ndezin qirinj dhe vendosin lule në vendin e ngjarjes ku një 14 vjeçar vrau 8 shokët e tij të shkollës (video)

admin

Leave a Comment