KOSOVË

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave

Banner

Policia e Kosovës u ka kërkuar ndihmë qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, të dyshuar se janë përfshirë në një rast vjedhje.

Siç njofton policia dyshohet se vjedhja ka ndodhur me 14.12.2022 në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar. Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje të ndodhur me datën 14.12.2022 , në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Banner

Related posts

Kurti është një enverist, një marksist

admin

Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë

admin

Krimet e Serbisë në Kosovë s’mund të falen e as nuk do të harrohen

admin

Leave a Comment