KOSOVË

Rama “injoron” Kurtin: S’ka interes të flas, ishin të gjithë të ftuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti një konferencë për mediat, këtë të hënë, pas takimit informal në Tiranë mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.

Edi Rama u shpreh se ende nuk kemi gjëra konkrete nga ky plan, por theksoi se e rëndësishme është që rajoni të shihet si një i tërë.

“Nuk mund të flasim për gjëra konkrete sepse ky plan është në diskutim. Jemi shumë herët për të diskutuar sesa dhe përse një vend ose një vend tjetër do të marrë. Ajo që është e rëndësishme është që ta shikojmë rajonin si një i tërë dhe të punojmë për rajonin si një i tërë edhe pse brenda rajonit ka vende që janë përpara në procesin e integrimit.

Edi Rama u pyet edhe për mungesën e kryeministrit të Kosovës në këtë takim, por nuk preferoi të fliste për të.

The post Rama “injoron” Kurtin: S’ka interes të flas, ishin të gjithë të ftuar first appeared on TV21.

Banner

Related posts

Është momenti që të dëgjohet fjala e qytetarëve

admin

Lladrovci përkujton tre dëshmorët e vitit 1990 të cilët para armëve të armikut nuk u zmbrapsen

Gjyla Halili

S’do të ketë Republika Sërpska në veri të Kosovës, siguron Kurti

admin

Leave a Comment