SHQIPËRI

Avokati i Karaxhiqit: Kryqin e gdhendur në ballin e shqiptarit e mbulova me baltë që të mos na bombardonte NATO

Avokati i Karaxhiqit, Goran Petronijeviq, ishte gjykatës hetues në Kosovë në vitin 1998. Ai zbuloi së fundmi se mbuloi krimet e luftës, për të parandaluar bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

Në emisionin e Milomir Mariqit, gazetarit të Vuçiqit, ai ka folur për periudhën kur ishte në Kosovë, në prag të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Ai pretendon se ka kërkuar vetëm një arsye që Serbia të sulmohet dhe kinse ndaj serbëve janë kryer krime lufte, të cilat i ka mbuluar.

“Nuk mund të harroj një hetim të veçantë në të cilin isha, ku disa pjesëtarë të UÇK-së dhe njerëz që ndihmuan në transferimin e armëve u vranë në një pritë, ku unë shkova rreth zonës, nga frika se nuk kishte mbetur asnjë gjurmë që mund të komprometonte të gjithë operacionin. Në një moment unë ekzaminova të gjitha kufomat, thërras inspektorin ta bëjmë së bashku dhe rezultoi se gjithçka është në rregull, por ra një granatë dhe hetimet u ndërprenë. Më vonë shkova përsëri atje për të ekzaminuar të njëjtat kufoma dhe gjeta një me kryq të gdhendur në ballë, i cili nuk ishte aty. Pra, dikush e bëri këtë ndërkohë, askush nuk mund ta bënte këtë, përveç njërit prej nesh, të cilit i ishte dhënë kjo detyrë. Që nga ai moment nuk kisha asnjë dyshim se me siguri do të na bombardonin dhe do të gjenin një arsye”, tha ai.

Më pas ai shtoi: “Kemi arritur ta maskojmë pak në baltë që të mos shihet”, duke pranuar kështu se po mbulonte krimet në Kosovë. /Insajderi.org/

Related posts

Shqipëria dhe Mali i Zi mbajnë sot mbledhjen e përbashkët për të dytën herë, Rama dhe ministrat priten me ceremoni zyrtare(axhenda)

admin

Humb jetën një person në Vlorë, goditet nga makina

admin

Goditet grupi i trafikantëve të drogës, lëshohen 30 masa arresti në Tiranë

Gjyla Halili

Leave a Comment