BOTA

Video/ Reperi amerikan 45 vjeçar vdes papritur në skenë gjatë performancës (fotot)

Big Pokey, një nga anëtarët e parë të grupit të vjetër hip-hop nga Houston ‘Screwed Up Click’, ishte vetëm 45 vjeç.

Big Pokey ka humbur ndjenjat gjatë një performance të dielën para qindra dashamirësve, dhe më pas i shpall i vdekur, raportojnë mediat vendase.

Video të publikuara në rrjet tregojnë Big Pokey, që bie pa ndjenja teksa ishte duke kënduar në eventin Pour 09 Bar në Beaumont, Texas.

Ai u dërgua në spital por më vonë u shpalli vdekur. Detajet apo shkaqet e mundshme të vdekjes ende nuk janë deklaruar nga autoritetet sipas rrjetit vendas Fox 26.

“Me trishtim të thellë japim lajmin e shuarjes së artistit tonë të dashur Milton ‘Big Pokey’ Powell,” thuhej në një deklaratë të publicistit të tij, sipas Fox 26.

Big Pokey njihej si një legjendë e muzikës ‘rap’ në Houston dhe vende të tjera në SHBA me sesione të gjata monologësh dhe albume si  “The Hardest Pit in the Litter,” prej vitit 1999, “D-Game,” një vit më vonë dhe “Da Sky’s Da Limit,” në 2002.

Homazhe të shumta bëheshin për vdekjen e papritur në rrjetet sociale, teksa reperi nga Houston, Bun B, shprehte dhimbjen e tij në Instagram.