AKTUALE

Bujar Osmani me disa takime në Londër: Rajon i qëndrueshëm dhe prosperues në fokus të Mbretërisë së Bashkuar

Takimet me Alicia Kearns, Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e ulët të Parlamentit Britanik, me Martin Vickers, Kryetarin e Grupit për Bashkëpunim Parlamentar me Maqedoninë e Veriut, njëherësh i Dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, me Baronesata Barker, Nënkryetaren e Grupit dhe Deputeten Wendy Morton, ish Ministren për Evropën, ishin në agjendën e sotme të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Londër.

Në këto takime, Osmani falënderoi për mbështetjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Britanisë, e cila i pasqyron marrëdhëniet e zhvilluara dhe të partneritetit mes dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së tyre.

“E vlerësojmë lartë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e demokracisë parlamentare në Maqedoninë e Veriut, në fushat kyçe si sundimi i ligjit, ndërtimi i kapaciteteve në gjyqësor dhe sektori i sigurisë, lufta kundër korrupsionit, çështjet gjinore”, tha Osmai duke spikatur se vendi është i përkushtuar në përmbushjen e kritereve për anëtarësim të plotë në BE.

Osmani ka informuar për procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, duke shpresuar se ai do të përfundojë deri në fund të vitit, me çka vendi do t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE.

Në takimet u shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se fokusi i Mbretërisë së Bashkuar në rajon është veçanërisht i rëndësishëm, me synimin për një Ballkan të qëndrueshëm dhe prosperues.

Gjatë ditës, Osmani realizoi takim me Nick Catsaras, Drejtor i Përgjithshëm për Rusinë dhe Ukrainën pranë Sekretariatit të Sigurisë Nacionale në Qeverinë britanike, ku u diskutua për rolin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në ruajtjen e arkitekturës së rrënuar evropiane të sigurisë. Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të Organizatës, informoi për aktivitetet e planifikuara, si dhe për sfidat aktuale që kërkojnë zgjidhje të përbashkët.

Osmani, do ta mbyllë ditën me një takim me të Dërguarin Special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach./Zhurnal

Related posts

Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti

Gjyla Halili

“Grup kri’minel që bënë akt te’rrorist ndaj Komunës dhe mua” – Isen Shabani deklarohet për rastin e Kishës në Gallatë

Gjyla Halili

Britania do të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë mbi 286 milionë euro

Gjyla Halili

Leave a Comment