SPORT

Krasniqi: Po më pret një natë e madhe e boksit, do jap gjithçka për Kosovën

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi meçin e radhës të karrierës së tij do ta zhvillojë në Kosovë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më 5 gusht të këtij viti.

Ai do të ndeshet me boksierin francez, Nadjib Mohammedi në kategorinë WBC Silver gjysmë të rëndë.

Krasniqi së bashku me rivalin e tij, dolën në një konferencë për media, ku zbuluam detaje të shumta rreth ngjarjes më të madh të boksit të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

Në fjalimin e tij para mediave, Krasniqi tha se zhvillimin i meçit të radhës në Kosovë, është një ëndërr e kthyer në realitet. Ai shtoi se sakrificat dhe sukseset e tij të bëra gjatë karrierës ia dedikon Kosovës.

Po më pret një natë e madhe, por atë natë dua që t’i tregojmë botës se kush jemi ne, sa mikpritës jemi dhe që Prishtinën ta fusim në hartën e organizimeve të mëdha. Me gjithë mish e shpirt do të luftoj për të fituar dhe përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjotoze”, tha Krasniqi.

Ndërsa, rivali i Krasniqit, Nadjib Muhamedi tha se të boksojë në Kosovë është nder i veçantë, derisa paralajmëroi Krasniqin se po e pret një luftë e vështirë më 5 gusht.

“Kam vizituar shumë vende nëpër botë, por është nder shumë i madh të boksojë në një vend prestigjoz si Kosova. Ju garantoj që lufta nuk do të jetë e lehtë për Rubinin, por as për mua. Faleminderit për këtë pritje madhështore”, ka thënë Muhamedi

Në “Fadil Vokrri”, Krasniqi do ta zhvillojë duelin e 60- të me radhë dhe synon fitoren e 56 në karrierën e tij.

Biletat për këtë meç do të dalin në shitje më 26 qershor, por që çmimet nuk janë bëre te ditura nga ana e organizatorve/koha

Related posts

Cafu: Ky Milan më bën optimist, më vjen shumë keq si e larguan Maldinin

admin

Lojtarët e Monzës bëhen gati për dhuratën e radhës

admin

Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajnave: Më kanë vjedhur 400 mijë paund

admin

Leave a Comment