SPORT

Short me fat, skuadrat e Superligës shqiptare mësojnë rivalët në turin e parë kualifikues të Conference League

Edhe ekipet e tjera të Superligës shqiptare që marrin pjesë në kupat e Evropës kanë mësuar rivalët e turit të parë kualifikues. Tirana, nënkampione e Shqipërisë, në turin e parë kualifikues të Conference League do të përballet me gjeorgjianët e Dinamo Batum.Një rival që ka luajtur 41 ndeshje ndërkombëtare në kupat e Evropës, ku arritja më e madhe ka qenë para 2 vitesh duke shkuar deri në raundin e tretë të Conference League. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri.Ndërsa Egnatia dhe Vllaznia sfidën e parë do ta luajnë në transfertë. Rrogozhinasit do të përballen me Ararat Armenia i Armenisë, ndërsa shkodranët ndeshen me Linfield të Irlandës së Veriut.

Ararat është një skuadër e re, e krijuar në vitin 2017, por ka fituar dy tituj në Armeni dhe ka zhvilluar 12 ndeshje në Evropë, duke fituar 6 prej tyre.

Kundërshtari i Vllaznisë, Linfield, është një ekip tradite në Irlandën e Veriut, themeluar 137 vjet përpara, por në kupat e Evropës nuk ka pasur shumë sukses, maksimumi ishte vitin e kaluar, duke shkuar deri në turin e tretë të Conference League.

Janë kundërshtarë të kalueshëm dhe të tre skuadrat e Superligës shqiptare kanë shanse të kualifikohen në turin e dytë të Conference League. Sfidat e para do të luhen më 13 korrik, ndërsa kthimi më 20 korrik.

Related posts

Tre kandidatë për trajner të Shkëndijës, ndër ta edhe Munishi!?

admin

FC Drita shkruan për vdekjen e Muhamer Muratit, ish-pjesëtarit të stafit mjekësor të klubit

admin

Rrahmani flet pas golit të shënuar

admin

Leave a Comment