BOTA

Piloti i fajësuar për uljen me përplasje ku u vranë 41 njerëz dërgohet në koloninë penale ruse (fotot)

Nga 78 njerëz në bordin e avionit të linjave Aeroflot që u përplas ne asfaltin e aeroportit Sheremetyevo në Moskë, 41 u dogjën për vdekje.

Piloti i avionit është shpallur fajtor dhe është dënuar në një nga burgjet më të vrazhda të botës edhe pse u plagos në aksident.

Denis Evdokimov – i cili qëndroi disa javë në spital pas përplasjes së vitit 2019 – thotë se po bëhet shembull nga autoritetet dhe se shkaku i aksidentit ishte një defekt teknik në avionin rus të tipit Sukhoi 100.

Avionii linjave Aeroflot Flight 1492 besohet se ishte goditur nga rrufeja pak pas ngritjes në aeroportin Sheremetyevo me destinacion Murmansk.

Evdokimov kishte kthyer mbrapsht avionin gjigant për t’u ulur sërish në Sheremetyevo por nuk arriti ta mbante në pistë dhe si rezultat 41 njerëz humbën jetën në zjarrin që pasoi.

I akuzuar për tragjedinë dhe si shkaktar prej “kontrollit të pasaktë të avionit”, Evdokimov u shpall fajtor por mohon akuzat duke thënë se avioni kishte probleme teknike për të cilat ai u bë një ‘kokë turku’.

Gjykata e shpalli atë në shkelje të “rregullave të sigurisë së transportit ajror, neglizhencë dhe lëndime të rënda trupore me pasojë vdekje”, tha komisioni hetimor rus.

“Gjykata dënon Evdokimov me gjashtë vjet burgim të kryera në një koloni penale”, thuhej në verdiktin e komisionit, ku shtohej se i dënuari duhet të paguajë $24,250 dy nga viktimave të aksidentit, dhe ndalohet ë fluturojë për tre vjet.

Piloti pretendonte se ishte goditur nga rrufeja që kishte bërë të humbte kontrollin e disa nga komandave, edhe pse ai kishte bërë “gjithçka kishte mundur”.

Një nga ekspertët në gjykatë tha se Evdokimov “kishte shtuar rrezikshëm shpejtësinë e avionit menjëherë pas uljes”.

“Vendimi i tij për t’u kthyer prapa ishte i drejtë por pilotët duhet të mbajnë mend se shumë të tjerë fluturonin me këto mjete 40 vjet më parë kur nuk kishte autopilot.‌”

“Me sa di unë komandanti avionit Denis Evdokimov që ka më shumë se 1000 orë fluturim nuk është ulur asnjë herë me modalitet manual Direct Mode”, tha eksperti shtetëror.


Top Channel

Related posts

Turistët kinezë gjatë festës së 1 Majit pritet të nxitin rritjen ekonomike globale

admin

Si kurrë më parë! Putin shfaqet publikisht pas rebelimit të Wagner, përpjekje të dëshpëruara për të rifituar imazhin

admin

SHBA e shqetësuar për sulmet ruse në Detin e Zi

admin

Leave a Comment