KOSOVË

Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse tre policët nuk lirohen

Banner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nëse nuk lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia, këtë javë, do të bëjë hapa prapa në marrëdhëniet bilaterale.

Rama, theksoi se nuk ndodhë shtensionimi i situatës do të humbet Kosova dhe jo Serbia.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, ka thënë Rama.

“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”.

Kryeministri shqiptar potencoi se Kurti sa më shumë të këmbëngulë kundër aleatëve, aq më shumë do të agravohet situata.

“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!”, përfundoi ai.

Banner

Related posts

Po iki duke menduar se emri tjetër i Nju-Jorkut është West Albania (Shqipëria Perëndimore)

admin

Bill Clinton më 4 korrik do të vizitojë Tiranën

admin

Tadiq: Vuçiq e ka humbur Kosovën, propozimin franko-gjerman nuk do e nënshkruaja

admin

Leave a Comment