KOSOVË

Le të përmirësojmë marrëdhëniet e ndërsjella në Ballkanin Perëdnimor, jo t’i ftohim ato

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazovi në intervistë për TV21 në Forumin e Prespës për Dialog tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të thellojnë bashkëpunimin në terren. Abazoviq tha se vendet vazhdimisht flasin për bashkëpunim, por që gjejnë diçka për të “ftohur” marrëdhëniet.

“Nuk mund ta kuptoj se si flasim vazhdimisht për bashkëpunim rajonal dhe nevojën për një bashkëpunim më të madh të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në të njëjtën kohë duam, siç do të thoshte populli, të shtyjmë këtë deri në një ftohje politike me disa vende. Pse e bëjmë? Duhet të jemi të përkushtuar ndaj dialogut, bashkëpunimit. Le të përmirësojmë marrëdhëniet e ndërsjella, jo t’i ftohim ato. Kush është në pushtet në ndonjë vend nuk duhet t’i interesojë Malit të Zi. Kush është në pushtet në Maqedoninë e Veriut nuk duhet t’u interesojë malazezëve. As kushdo qoftë në pushtet në Serbi, Kosovë apo Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu nuk t’i interesojë maqedonasve se kush është në pushtet në Mal të Zi. Interesi ynë i përbashkët është të kemi marrëdhënie më të mira. Prandaj e konsideroj këtë një propagandë joserioze që është dobësuar mjaft në periudhën e kaluar dhe mendoj se qytetarët e Malit të Zi nuk i kushtojnë më rëndësi”, tha Abazoviq.

Related posts

KFOR-i thotë se nuk ishte në zonën ku u arrestuan zyrtarët policorë

admin

Hetimi do të tregojë se cili ka qenë plani i tre policëve të Kosovës

admin

Bill Clinton vizitë historike në Tiranë, dekorohet me “Yllin e Mirënjohjes”!

admin

Leave a Comment