BOTA

Gruaja që trokiti në arkivol gjatë funeralit të saj vdes pas një jave

Banner

Një grua 76-vjeçare, e cila u shpall “gabimisht” e vdekur dhe i habiti familjarët duke trokitur në arkivolin e saj një javë më parë, tashmë ka ndërruar jetë.

Bella Montoya kaloi shtatë ditë në kujdes intensiv, por vdiq të premten në mbrëmje pasi pësoi një goditje në tru, tha ministria e shëndetësisë e Ekuadorit .

Ajo ishte nën mbikëqyrje  pas incidentit të çuditshëm në qytetin Babahoyo, i cili nxiti një hetim qeveritar në spital.

Gjithashtu është formuar një komitet teknik për të shqyrtuar mënyrën se si spitali lëshon certifikatat e vdekjes.

Djali i saj Gilberto tha se ende nuk ka marrë ndonjë shpjegim mjekësor për atë që ndodhi nga autoritetet teksa paralajmëroi se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Montoya, një ish-infermiere, u kthye me urgjencë në spital pasi kaloi pesë orë të gjalla brenda arkivolit të saj në një shtëpi funerali të premten.

“Mamaja ime ishte e mbështjellë me çarçafë dhe duke goditur arkivolin, dhe kur u afruam, pamë se ajo po merrte frymë rëndë”-deklaroi djali i saj.

Ajo tani është kthyer në të njëjtën shtëpi funerali ku ndodhi fillimisht incidenti dhe do të varroset në një varrezë publike.


Top Channel

Banner

Related posts

Katër anëtarët e familjes u gjetën të vdekur, mes tyre fëmijët e mitur/ Zbulohen më shumë detaje, hetimi kryesor vrasja

admin

Junta e Nigerit i kërkon ndihmë Wagner-it rus për ta mbajtur pushtetin

admin

Gjykatësja thërret palët për të diskutuar mbrojtjen e të dhënave në çështjen ndaj Trump

admin

Leave a Comment