KOSOVË

Shembet një urë në Serbi

Ura mbi Moravën Perëndimore në Serbi, u shkatërrua plotësisht të shtunën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të mëdha që goditën Çaçakun dhe rrethinat e tij.

Në momentin e shembjes, në urë nuk kishte njeri. Ura tashmë ishte dëmtuar nga përmbytjet e mëhershme dhe qarkullimi mbi të ishte i ndaluar.

Vendasit ende e përdornin atë urë sepse është lidhja më e shkurtër mes dy fshatrave dhe rruga alternative është 40 kilometra e gjatë.

Vendimi për ndalimin e qarkullimit në këtë urë është nxjerrë më 7 nëntor 2022.

Gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve është shpallur në 52 qytete dhe bashki në Serbi./21Media

Banner

Related posts

Të dëshmojë me vepra se rajoni i përket Procesit të Berlinit

admin

Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite

Gjyla Halili

S’kam orë të 30 mijë eurove

admin

Leave a Comment