BOTA

Mot me stuhi në kufi me Shqipërinë/ Në Greqinë veriore, humb jetën një alpinist

Skena tmerri ka përjetuar një shofer në zonën Dionysiou të komunës Nea Propontidha të Halkidhikisë kur ujërat e vrullshëm e kanë rrëmbyer automjetin e tij.

Fatmirësisht disa minuta më vonë ka mundur ta braktisë dhe të gjejë një vend të sigurt.

Por një alpinist  ka humbur jetën në rrethana të panjohura në ujërat e rrëmbyera të një përroi pranë malit të Olimpit .Një valë moti  ekstrem me shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe breshër ka përfshirë Greqinë veriore duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sidomos në zonat përreth Selanikut  disa përrenj kanë dalë nga shtrati dhe rrugët janë përmbytur. Dëme materialë kanë pësuar disa dhjetëra shtëpi ,ndërsa edhe shumë makina janë rrëmbyer nga vërshimi i ujërave.

Banorët kanë qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës për të mbrojtur jetën dhe pronën e tyre . Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar qindëra telefonata për ndihmë.

Shumë nënkalime janë mbuluar nga uji duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Sipërfaqe të mëdha toke të punueshme janë mbuluar më ujë në Halkidhiki ,por edhe në Ptolemaidha , ku shumë bashki kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Banorët e zonës thonë se vëllimi i ujit që ka rënë ka qenë shumë i madh dhe se prej shumë vitesh nuk kishin parë një rrebesh të tillë.

Sinoptikanët parashikojnë edhe për orët ë ardhshme përkeqësimin e motit thuajse në të gjithë vendin ,duke paralajmëruar për fenomene të tejskajshme në zona të ndryshme të vendit.


Top Channel

Related posts

Gondola dhe barka tradicionale shumëngjyrëshe marrin pjesë në regatën historike në Venecia (fotot)

admin

Rusia “trajnon delfinët për të luftuar zhytësit e armikut”

admin

Europa, sot vala e re e të nxehtit: Në SHBA fillojnë zjarret!

admin

Leave a Comment