AKTUALE

Situata në veri, Kurtit i kërkohet të pranojë kërkesat e aleatëve

Në anën tjetër, analisti Demhasaj, vë në pah acarimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të vendosë në peshore nëse janë më të rëndësishme mbajtja e kryetarëve të katër komunave veriore në objektet komunale apo marrëdhënia e Kosovës me aleatët, sidomos Shtetet e Bashkuara.

“Ekziston një lloj mos koordinimi mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Qeveria duhet të vendos në peshore, a më e rëndësishme për Kosovën është të mbahen këta kryetarë të komunave me nga një grusht votash në objektet komunale në veri, apo më e rëndësishme është marrëdhënia e Kosovës me aleatët tanë, sidomos me SHBA-në. Kur i peshon këto dyja, më e rëndësishme për Kosovën është t’i ketë marrëdhëniet e mira me partnerët ndërkombëtarë, veçmas SHBA-në, pasi pa ato Kosova s’mundet të zhvillohet as në aspektin demokratik dhe ekonomik, po ashtu nuk mundet të anëtarësohet në strukturat e ndryshme euroatlantike. Prandaj shumë më mirë është t’i kemi marrëdhëniet e mira me partnerët”, thekson Demhasaj.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore. /Kp/Telegrafi/

Related posts

Mark Gjonaj: Dilni votoni, është detyrë e jonë qytetare

Gjyla Halili

Përfaqësuesi i Bechtel për Korridorin 8: I lumtur që do të punojmë në një projekt që lidh rajonin

admin

Aggeler: Korridori 8, Një projekt i madh jo vetëm për Maqedoninë por edhe për SHBA-të

admin

Leave a Comment