AKTUALE

REISUL ULEMA URON NISMË TË MBARË HAXHINJĒVE TË SIVJEMË TË BFI E RMV.

Sot më 15.06.2023 filloi shkuarja e haxhinjëve të Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë së Veriut për në vendet e shenjta për kryejen e Kushtit të Pestë islam – Haxhit. Nisja u bë në mënyrën më të mirë dhe më precize.
Sipas programit të Komisionit qëndror të Haxhit 2023 të BFI të parët udhtojnë haxhinjtë e Myftinisë së Tetovës – aeroplani i parë.
Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehi urime të përzemërta të gjithë haxhinjëve dhe uroj nismën e mbarë të grupit të parë nga Myftinia e Tetovës.
Njiherit shpreh mirënjihje komisionit republikan si dhe komisioneve lokale për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të paraparë për udhëtim të rehatshëm, peitje dhe menaxhimit të stafit udhëheqë të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Qeverisë dhe Ministrisë së punëve të brendshme për heqjen e vizave dalse, që ishte një lehtësim shum i madhë për BFI e RMV dhe Muftinitë e saja.
Gjithsej nga BFI numri i sivjemë është 2030 haxhinjë dhe do të udhtojnë në vendet e shenjta me 11 aeroplanë.
Urime dhe Zoti i bekoftë.

Banner

Related posts

Masa “Shporta e Vitit të Ri”, Azizi: 1068 prodhime, me çmime mbi 10% më të lira

Gjyla Halili

Në fshatin Vicë u vu në përdorim objekti i ri i vakëfit.

Gjyla Halili

Mickoski nga Gazi Baba: Po e realizojmë atë që ua kemi premtuar qytetarëve, u vendos gurthemeli i sallës së re sportive në SHFK „Grigor Prliçev“

Gjyla Halili

Leave a Comment