AKTUALEOPINIONE

GJUHA SHQIPE E KA ZOT POPULLIN SHQIPTAR, ME ALI AHMETIN NË BALLË

Derisa memorja e popullit shqiptar nuk e mban mend se kur ka filluar të flas SHQIP, të gjithë e dijmë se në Manastir, më 14 – 22 Nëntor 1908, nis të shkruhet SHQIPJA me shkronja të alfabetit euroatlantik latin!

SHQIP nuk kemi filluar të shkruajmë me këtë alfabet rastësisht!
As Manastiri, vendi ku është vendosur shkruhet e të mësohet SHQIP nuk është caktuar rastësisht!
As delegatët e pjesmarrësit e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës SHQIPE, nuk ishin të rastit e as të çastit!
Gjithëçka ishte e përgaditur nga palca vertebrale, nga palca kurrizore e Kombit!

Kryekomandanti Ali Ahmeti me flakë të të gjitha armëve të UÇK-së, dhe me gjak e luftë Heronjësh dhe Dëshmorësh, me vuajtje të papërshkruara të ish – të burgosurve politik, me sakrifica mbinjerëzore të luftës politiko-patriotike legale dhe ilegale, me aktivitetin e tij gjenial të ilegalit të famshëm ABAZI, e zyrtarizoi gjuhën SHQIPE, të folur dhe të shkruar në Maqedoni të Veriut, edhe me përkrahje dhe me vendime ndërkombëtare, kryebazë e të cilave është dhe mbetet historikja, Marrveshja e Ohrit!

Në Maqedoninë e Veriut, tani kur disa antishqiptar maqedon me apetite të vjetra gjyshërish e stërgjyshërish titist, pjellë e mentalitetit të Kolishevskit, Mojsovit, Gligorovit etj., tentojnë të rifitojnë atë që e kanë humbur me luftë të armatosur përballë herikes dhe titanikes UÇK-së, dhe politikes brilante e largpamëse të BDI-së, në ballë me Kryekomandant dhe Kryetar Ali Ahmetin, gjithëçka është e gatshme të ndizet në rast nevoje, për t’i dalur zot, gojës shqiptare për të folur SHQIP, dhe dorës shqiptare për të shkruar SHQIP!

Gjuhën SHQIPE të folur dhe të shkruar, s’ka forcë individuale dhe s’ka fuqi kolektive, që e ndalon në Maqedoni të Veriut!
Nuk mund ta ndalojë as Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut!
Nuk mund ta ndalojë as Parlamenti i Maqedonisë së Veriut!
Nuk mund ta ndalojë as Presidentja e Maqedinsë së Veriut!
Nuk mund ta ndalojë as Kryeministri i Maqedonisë së Veriut!

Nuk ndalohet dot Gjuha SHQIPE, sepse zot i Gjuhës SHQIPE në Maqedoni të Veriut është populli shqiptar, e në ballë të popullit shqiptar është Udhëheqësi më i madh i të gjitha kohërave, është Udhëheqësi popullit, Atdheut dhe Kombit, është shqiptari më besnik dhe i pamposhturi ALI AHMETI!

Pra Gjuha SHQIPE e ka zot popullin shqiptar, me Ali Ahmetin në ballë!

Gjuha SHQIPE është gjuhë heronjësh dhe heroinash, është gjuhë luftëtarësh dhe ushtarësh të thjeshtë e komandantësh heroik, që kanë derdhur gjak e kanë luftuar pa ju dridhur qerpiku si popull, si Komb, në Atdheun e tyre me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, dhe të pamposhtur nën udhëheqjen e Kryekomandantit, gjithmonë do të jetë fitimtare dhe e tillë do të mbetet në shekuj e në mijëvjeqarët e ardhshëm!

Goja shqiptare dhe dora shqiptare, do të flas e do të shkruaj zyrtarisht Gjuhën SHQIPE, sepse kështu ka dashtë ZOTI, për këtë ka luftuar dhe ka derdhur gjak populli shqiptar dhe USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE, por edhe ka vendosur faktori ndërkombëtar euroamerikan me MARRVESHJEN E OHRIT!

Rroftë Gjuha SHQIPE në Maqedoni të Veriut!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 11 Dhjetor 2024!

Related posts

FEJTON EKSKLUZIV: SHTATORE PËR TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NËN ISH – JUGOSLLAVI (45)

admin

Mot me reshje të përkohshme të shiut

admin

Osmani sot mban adresim në konferencën “Java e Gruas 2024”

Gjyla Halili