KOSOVË

Skandali seksual, jep dorëheqje kryebashkiaku shqiptar

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pas publikimit të videos seksuale në zyrën e tij. Gjici i kërkon ndjesë çdokujt që ka parë atë material dhe ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në lidhje me: Skandal! Kryebashkiaku shqiptar kryen akte seksuale në zyre, Prokuroria nis hetimin

Ai shkruan në mesazhin e tij se ka rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përball në zgjedhje. Më tej sqaron se prej disa kohësh ka një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë.

Gjici: Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Related posts

Tragjedi në Bosnje dhe Hercegovinë! Personi duke transmetuar pamjet “live” vrau gruan e tij dhe dy persona të tjerë

admin

Policia e Kosovës nisi reduktimin e prezencës së saj në veri

admin

Mbyten 4 persona në Gramsh, babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre/ Dy viktima të tjera u shënuan në plazhe

admin

Leave a Comment