Bayern Munich është nën akuzë: klubi kampion i Gjermanisë është gjobitur dhe paralajmëruar nga dogana e Mynihut për mospagimin e pagës minimale për disa punonjës të sektorit të të rinjve.
Zyra kryesore doganore e qytetit bavarez tha se një “klub i mirënjohur futbolli në Mynih” nuk ka paguar si duhet punëtorët e tij për pesë vjet nga nëntori 2016 deri në 2021.
Zëdhënësi i zyrës, Thomas Meister, konfirmoi për Associated Press se është Bayern Munich klubi nën hetim.
Autoritetet kanë urdhëruar klubin bavarez të paguajë rreth 250,000 euro në total, duke përfshirë gjobat për pagesat e vonuara dhe shmangien e pagesave të sigurimeve shoqërore gjatë periudhës pesëvjeçare në shqyrtim.
Hetimet zbuluan se punonjësit në kampusin e të rinjve të Bayernit paguheshin 450 euro në muaj “pavarësisht se pagesa që duhej të merrnin për punën ishte shumë më e lartë”.
“Në kundërshtim me rregullat kontraktuale dhe orët e regjistruara, janë punuar shumë më tepër orë se sa ishte rënë dakord, me pasojë mospagimin e pagës minimale të vlefshme dhe anashkalimin e rregullave të sigurimeve shoqërore”, thekson dogana.
Bayern ka njoftuar se nuk ka menduar kurrë të paguajë më pak punëtorët e tij dhe do të paguajë shumat që mungojnë.
/BotaSot/