KOSOVË

Tre policët duhet të kthehen sa më parë në shtëpi, jemi të fokusuar tek lirimi i tyre

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe, megjithatë duke refuzuar të quajë këtë kidnapim apo ta fajësojë Serbinë për këtë, njofton tv21.tv.

Rama tha se “pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen” e policëve, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.

“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre”, ka shkruar Rama.

Rama tha se nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në veri, “Llunes”.

Ai ripërsëriti se Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbushë “një orë e më parë” pikat e vendosur nga BE-ja për deeskalim të situatës.

“De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, ka shkruar Rama. /21Media

Related posts

Greqia sot voton, garë e fortë mes Tsipras dhe Mitsotakis

admin

Zgjedhjet në Greqi, 7 emigrantë shqiptarë mes kandidatëve

admin

Lladrovci: Shaban Polluzha edhe me shtatore i duhet Drenasit dhe kombit!

Gjyla Halili

Leave a Comment