SHQIPËRI

Vuçiq për takimin me QUINT-in: Më mirë të mos them asgjë

Banner

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it.

“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Presidenti i Serbisë, mëngjesin e së mërkurës, më 14 qershor, ka takuar përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së.

Takimi ka ndodhur një ditë pasi Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviq-Lunet në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Millenkoviq ishte një nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan dy javë më parë.

Banner

Related posts

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit

admin

Tension në fund të konferencës, Vuçiq: I zgjedhim vetë kumbarët tanë

admin

Përplasja Kim-Berisha/ Akuzat ndaj njëri-tjetrit janë rritur në nivel personal

admin

Leave a Comment