SPORT

Debatik Curri emërohet kryetrajner i FC Prishtina

Ish-futbollisti i Prishtinës që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit. Curri, 39 vjeç, futbollist me përvojë të madhe ndërkombëtare, trajner i skuadrës që nga viti 2018, ka bindur krerët e klubit për t’i dhënë përgjegjësinë e madhe që edhe zyrtarisht t’i prijë skuadrës më të madhe në vend.

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua.

Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri.

Objektivat e skuadrës janë të qarta.

Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri.

Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë.

Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina”.

/BotaSot/

Related posts

Struga e Partizani shpresojnë – Kreu

admin

Sulmuesi nigerian thotë se i pëlqen Noizy dhe Loredana

admin

Futsall: “Dardanët” të gatshëm për ndeshjen ndaj Holandës

admin

Leave a Comment