KOSOVË

Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga komunat veriore

Disa serbë lokalë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në Lagjen e Boshnjakëve.

Policia e Kosovës për RTV21 ka konfirmuar se nuk do të tërhiqet nga katër komunat veriore.

Serbët lokalë kanë organizuar protesta në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale./21Media

Banner

Related posts

Rezultat i politikave etno-nacionaliste të Vuçiqit

admin

S’duhet ta harrojmë se Kosova është partnere e rëndësishme e SHBA-së

admin

6 të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Greqi

admin

Leave a Comment