SPORT

Nga Milani te Monza, sukseset e Berlusconit që revolucionarizoi futbollin

Sezonin e ardhshëm ndryshon gjithçka. Arrigo Saçhi në krye të stolit të trajnerit dhe me lojtarë si Ancelotti, Colombo, Bianchi, Mussi, Costacurta, Bortolazzi dhe mbi të gjitha dy holandezët Gullit dhe Van Basten.

Në sezonin 2002/2003 fillon epoka e Carlo Ancelottit e cila do të ishte një nga më pjelloret dhe plot kënaqësi për Berlusconin. Me kampionë si Maldini, Nesta, Pirlo, Seedorf, Rivaldo, Shevchenko, Iznaghi dhe ng viti i ardhshëm Kaka, Milani fitoi dy Champions League, një Scudetto, një Kupë Italie, dy Superkupa Evropiane, një Kupë Botërore për Klube dhe një Superkupë italiane. Kampionati i fundit erdhi në vitin 2011 me Allegrin si trajner dhe Ibrahimovic në sulm. Do të ishte kënaqësia e fundit e madhe e epokës së Berlusconit, ku në vitin 2016, fitojnë trofeun e fundit të epokës së Berlusconit, Superkupën e Italisë me Montella në pankinë, e më pas, në vitin 2017, vjen fundi i epokës së artë të Milanit me Berlusconin në krye.

Por Berlusconi nuk mund të jetonte pa futbollin, ku në vitin 2018, së bashku me të besuarin e tij Galliani, vendos të blejë Monzën, në atë kohë ndodhej në Serina C. Pika e kulmit vjen në vitin 2022, ku Monza nga Serie C, fluturon në Serie A dhe përfundon sezonin në mesin e tabelës. Ky sukses ishte padyshim dridhja e fundit e një njeriu që ndryshoi futbollin.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Ndeshja Shqipëri-Çeki, çmimi i biletave në tregun e zi deri në 500 euro

admin

Këta lojtarë rrezikojnë suspendimin te Chelsea nëse ndëshkohen sot ndaj Realit

admin

Sportistja amerikane ia kalon edhe Beyonces me ndjekës në rrjetet sociale  

admin

Leave a Comment