KOSOVË

Kurti është partneri ynë, ndonëse nganjëherë është i vështirë

Banner

Nga ana tjetër Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Escobar ka thënë se Kurti është “partner i SHBA-së, ndonëse nganjëherë është partner i vështirë”. “Zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë”, ka thënë Escobar. SHBA-ja e ka fajësuar Kurtin për tensionet e fundit në veri, ndërsa kanë kërkuar që kryetarët shqiptarë të mos futeshin në objektet komunale të komunave veriore. Pas kësaj, ndërkombëtarët kërkuan zgjedhje të reja në veri, duke garantuar pjesëmarrjen e serbëve. Por deri tash s’ka marrëveshje.

Banner

Related posts

Talentë të sportit që kanë lindur jashtë Shqipërisë, do të mund të marrin me lehtësi shtetësinë shqiptare

admin

Vdiq në aksident një pjesëtar i Policisë së Kosovës, një tjetër lëndohet rëndë

admin

Kuvendi i Kosovës sot me seancë të jashtëzakonshme për shëndetësinë

Gjyla Halili

Leave a Comment