SHQIPËRI

Të huajt shumë të interesuar për plazhet shqiptare

Plazhet shqiptare këtë vit kanë intriguar turistët, kryesisht europianë që për herë të parë kanë zgjedhur t’i kalojnë në Shqipëri pushimet verore. Ndonëse jemi ende në fillim turistët kanë nisur të popullojnë hotelet dhe plazhet në të gjithë vijën bregdetare.

“Moti, ushqimi dhe plazhet këtu po na pëlqejnë shumë. Për një javë do shkojmë të provojmë plazhet e jugut”.

“Shqipëria ka detin e bukur, hotelet e mira dhe po ashtu njerëzit e sjellshëm. Kam ardhur për një javë, po qëndrojmë në Shëngjin.”

Për këtë sezon veror të dhënat e deritanishme të strukturave akomoduese flasin për një rritje me 30-35% të prenotimeve nga turistët e organizuar në grupe dhe me 15% nga turistët individualë.

“Mund të ishte një rritje dhe më e madhe në fakt, po marrë parasysh situatën meteorologjike, besoj se një pjesë janë frenuar apo një pjesë kanë anulluar për shkak të motit”, thotë Rrahman Kasa nga Unioni Turistik Shqiptar.

Nga grupet e turistëve të organizuar edhe për këtë verë vazhdojnë të kryesojnë polakët, ndërsa harta e turistëve të rinj është zgjeruar edhe më tej.

“Sivjet kemi tre apo katër tregje të reja, që janë Spanjollët, Portugezët, Baltikët, janë Hungarezët, që vijnë të organizuar me fluturim charter. Po ashtu kemi një rritje të numrit të tregjeve egzistuese si ai Polak, Çek, nga Italia, kemi edhe tregje që vijnë nga Lindja e Mesme”, vijon Rrahman Kasa.

Sipas të dhënave nga Unioni Turistik Shqiptar, turistët e organizuar në grupe frekuentojnë më së shumti bregdetin e Adriatikut, ndërsa turistët individualë preferojnë më shumë jugun e Shqipërisë.

Vitin e shkuar mbi 3.9 milionë të huaj e vizituan Shqipërinë përgjatë tre muajve të verës. Ky numër pritet të jetë akomë më i lartë këtë vit.

Related posts

Samiti Botëror i Qeverisjes/ Rama: Ta përdorim teknologjinë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin

admin

Pagat e reja/ Rama: Frut i një përpjekje të gjatë me reforma të vështira dhe i punës së përbashkët

admin

Rama publikon episodin e parë të podcast-it ‘Flasim’! Rrëfehen kampionët të graduar kolonelë

admin

Leave a Comment