AKTUALE

POLICIA NDALON SHFAQJEN E DY FILMAVE NË LUGINË

Me urdhër të Prokurorisë dhe Policisë në Bujanoc ndalohet shfaqja e filmit “Heshtja Vret” & “I Pabesi” nga produksioni “Colosseum” të aktorit Gani Veseli, deri sa të përfundojë hetimi.

Pas ndalimit nga policia të aktori Gani Veseli dhe drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili pas paralajmërimit të premierës për shfaqjen e tyre sot në ora 19:00h.

Kujtojmë që këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës.

Fillimisht, kryetari Shqiprim Arifit kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë edhe pse Gani Veseli është punëtor i këtij institucioni. Pas një fushate mediale të “gjuetisë së shtrigave” duke i konsideruar z. Arifi “keqpërdorim të mjeteve për 5 vjersha”.

Ndryshe, është e papranueshme që Prokuroria dhe Policia të bëjë postproduksionin e filmave si rasti i vetëm në botë. Intimidimi dhe frikësimi i policisë së Vuçiqit dhe satelitëve të tij (Arifi) për të ndaluar prodhimet artistike dhe shprehjen e lirë në Luginë është i paprecedent.

Banner

Related posts

Taravari mbledh kryesinë qendrore të ASH-së në Tetovë

Gjyla Halili

Flamujt në gjysmë shtizë, Maqedonia e Veriut në zi për tragjedinë në Koçan ku vdiqën 59 të rinj

Gjyla Halili

Kurti: Qoftë kjo festë e Pashkëve e mbarë për të gjithë besimtarët

Gjyla Halili

Leave a Comment