AKTUALE

Mickoski: LSDM pa pushtet, BDI në opozitë

Banner

Gjatë një takimi partiak në qytetin e Ohrit, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka njoftuar, sipas tij, dy sihariqe për qytetarët e Maqedonisë.

“Ju jap dy lajme të rëndësishme pas takimit të liderëve. E para është se LSD është pa pushtet. Kovaçevski së shpejti do të largohet nga karrigia e kryeministrit. Ai deri sot ka pritur të mbledhë disa organe dhe trupa partiakë për të shqyrtuar idetë e takimit të liderëve të cilat veçmë i kishte refuzuar një herë. Por populli thotë më mirë të kujtohet ndonjëherë, se sa asnjëherë. Lajmi i dytë është se BDI është rrëzuar nga froni dhe është çështje momenti që një orë e më parë, pas 20 vitesh pushtet, 20 vitesh abuzime dhe krime të shkojnë në opozitë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Banner

Related posts

Autobusët privatë në Shkup ndërpresin qarkullimin

Gjyla Halili

Bilall Kasami nënshkroi marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve të Administratës

admin

Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri

Gjyla Halili

Leave a Comment