AKTUALE

Veprat e piktores nga Tetova Besa Daotti në ekspozitën prestigjioze “Artisti d’Italia”

E mrekulkueshmja elitare kërkon durim!
Me ftesë të Minsitrisë së Kulturës në Itali piktorja dhe kuratorja e I.N.në Galerinë e Arteve në Tetovë Besa Daotti dhe veprat e saja magjepsëse trazojn botën,gjithcka që vë në zbatim po i sjellin çmime të mëdha në nivele të larta,ashtu si në vitin e kaluar 2022 u kthye nga Italia me çmimin e parë në pikturë edhe këtë vit veprat e saja morën flakë në sytë e kritikut të madh botërorë Vittorio Sgarbit në përurimin mbretërorë te ekspozitës prestigjioze “Artisti d’Italia” Orangerie/Villa Reale di Monza.Ekspozita u hap nga njeriu i madh Vittorio Sgarbi dhe nga kryebashkiaku i Monzës Paolo Pilotto me nderime dhe protokol të lartë sigurie dhe me një sukses të fuqishëm pasi dhe u pershendet edhe nga Presidenti i Italis z.Sergio Mattarella!
Vittorio Sgarbi autor i shumë librave të njohur botërorë të artistëve të mëdhenj si Caravaggio,Leonardo da Vinçi,Rilindja Italiane etj,kritik arti botërorë i licensuar,politikan i njohur dhe mbështetës i artit/politikës së ish kryeministrit italian Silvio Berluskonit,mik i afërt me artistin e madh George Clooney,Armani dhe shume emra te njohur boterore,mbikqyrës i artit në Romë,personalitet i njohur televiziv italian,President i Muzeut te Artit Modern dhe bashkëkohorë të Trentos dhe Roveretos,kurator i Pavijonit Italian në Bienalen e Venecias,anëtarë i Parlamentit Italian ,anëtarë i kabinetit për kulturën,artin dhe sportin në qeverinë bashkiake të Milanos si dhe sekretar ne Ministrinë e kulturës në Itali.
Momenti emocionues për artisten dhe kuratoren tonë Besa Daotti ishte dialogu përball tij per dy veprat të ekspozuara në pallatin mbretërorë Royal villa Monza )
“Leonardo da Vinçi është shprehur:”Askush nuk mund të ketë mjeshtëri më të vogël apo më të madhe ,sesa mjeshtëria e vetvetes” dhe un ketë shoh në Trëndafilat e Besës zhvillimin personal të saj sepse pa zhvillim personal është si të ëndërrosh për të pasur një kopsht të bukur por jo të mbjellësh farë dhe me këtë ajo vuri pasuri nga kjo ide për të rritur vlerën vetvetes!
Trëndafili është dhe do të jetë bashkëkohorë sepse ekziston,sepse jetojn në të njejtën kohë me shpirtin e saj dhe veprat e saja dhe e cila vazhdon të jetojë sepse ndjeshmëria e kohës sonë i ka kthyer të gjitha kuptimet dhe rëndësinë e veprës së saj ku më së miri artin e kupton,e interpreton, dhe në këtë ekspozitë të madhe këtu në parkun e njohur të Trëndafilave në Royal Vila në Monza mer flakë me veprat e duke ndezur me ngjyrat e saja ku tregon që ka punuar fuqishëm me një proces të pandërprerë që mund të mar vite mjeshtërie në pikturë,në sakrificë,gëzim,vuajtje,raskapitjen dhe dëshirat e saja,zbatimi krijues të realizohen në at nivel që të lëviz botën!!
Veprat e krijuara me Trëndafila kanë shpirt të dyfishtë,një enigmë e lashtë dhe moderne sëbashku,shprehje e një gjuhe të kulturuar dhe shumë të rafinuar me aftësi për të treguar bukurinë e përjetshme!!
Artistet e medhenj nuk janë vetëm në muzetë shtetërore ,në Uffizi ,në galerit kryesore të njohura ne ShBA ne galerite e njohura ne Rome ,Milano etj artistet e medhenj jane edhe mes neve Besa paraqet një mundësi të pashoq për publikun për tu njohur me veprat e saja !!Successo nella tua creatività altamente sviluppata, Besa, grande artista!!”
Vittorio Sgarbi
Trëndafilat e saj shkëlqyen sëbashku me parkun e Trëndafilave në hapësirën e Villa Reale di Monza,befasia e këndshme e kësaj dite të madhe me Vittorio Sgarbin, nga simpatia e publikut italian artistja Besa Daotti u ftua nga njeriu i madh Vittorio Sgarbi ti bashkohet vizitës për një shikim privat sallonit ku ruhen vepra të famshme të artit italian mbrenda Pallatit mbretërorë Royal Vila Monza me një ekip ekspertësh të laboratorit të artit italian dhe delegacionin e tij të kulturës dhe politikës!
Krijimtaria e saj artistike shumë e zhvilluar bën krenarë të gjithë shqiptarët në botë!

Related posts

619 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Osmani: Për lëndën “Pacienti” të PSP-së, nuk ka pasur aktakuzë, koalicioni “Vlen” nuk ka ide në këtë fushatë zgjedhore

Gjyla Halili

Leave a Comment