KOSOVË

Armiku është mundur në 1999

Banner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me kritikat për draft-statutin që ai ka propozuar për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

Sipas tij të gjithë ata që akuzojnë pa ditur as përmbajtjen janë thjesht ata që kanë frikë mos humbasin armikun që iu krijon mundësi të flasin dhe të sillen si në llogore.

Rama thotë se në fakt nuk ka asnjë armik dhe lufta ka mbaruar që në vitin 1999.

Deklarata e plotë:

Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!

Ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur asgjë për projekt-statutin e ASM-së kanë frikë nga një gjë: se mund të humbasin armikun që u krijon kushte ekzistenciale për të folur dhe vepruar sikur janë ende në një luftë që përfundoi në ’99 kur armiku është mundur.

Banner

Related posts

Policia arreston administratorin e plazhit ku u mbytën babai me dy djemtë

admin

Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të presidentes dhe kryeministrit

admin

Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë, thotë kryediplomati rus

admin

Leave a Comment