KOSOVË

Parlamenti Europian miraton me 290 vota amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

Banner

Amendamenti grek për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës n; Shqipëri, Fredi Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, është miratuar sot nga Parlamenti Evropian me 290 vota pro.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në raportin mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur. Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve grekë.

Amendamenti u mbështet nga qëndrimet e deputetëve grekë nga të gjitha partitë. Manolis Kefalogiannis, Nikos Papandreu, Giorgos Kyrtsos dhe Emmanuel Fragos bënë ndërhyrje specifike në favor të tij.

Related posts

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Gjyla Halili

Meloni u ngrys pas videos së turistëve që nuk paguan

admin

KE-ja e gatshme për çdo propozim për zgjerimin e BE-së

admin

Leave a Comment