KOSOVË

“Thjesht, çmenduri”, eurodeputeti gjerman reagon pas deklaratave të Hill

Euro-deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka thekuar se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurtin.

“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.”, ka shkruar Butikofer në Twitter lidhur me këtë deklaratat e Hillit.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha dje se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti. Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës ai tha se Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve duke tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu.

Related posts

Institucionet serbe nuk do të largohen nga zyrat në Mitrovicë të Veriut

admin

Kurti e Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet

admin

Dy të vdekur nga aksidenti i sotëm në rrugën Shkodër-Lezhë

admin

Leave a Comment