SPORT

Mbrojtësi i njohur pranë firmës me Dinamon

Banner

Një tjetër emër në merkaton e Dinamos është ai i qendërmbrojtësit Zhozelin Behiratçe.

Kontrata e tij me Tiranën ka përfunduar dhe lojtari nga Bregu i Fildishtë duket se ka në plan të ndërrojë ambient, por dëshirën e madhe e ka për të luajtur në një kampionat jashtë Shqipërisë.

Nëse kjo dëshirë nuk realizohet dhe ai qëndron në Superiore, atëherë shanset më të mëdha për ta pasur këtë lojtar i ka Dinamo.

Dhe në këtë rast nuk është vetëm çështje lekësh. Miqësia që ortaku i bluve, Kristjan Gjidodaj, ka me agjentin e lojtarit afrikan, luan rol vendimtar në këtë histori.

“Panorama Sport” mëson madje se garës për Behiratçen i është shtuar ditët e fundit edhe Partizani. Afrikani është në moshë të re dhe tashmë e njeh shumë mirë futbollin shqiptar, ndaj dhe te Dinamo janë të gatshëm për të firmosur me të.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Real Madrid me kusht të papritur për kroatin Modric

admin

Newcastle pranë objektivit të Milan

admin

Guardiola në radarin e PSG-së

admin

Leave a Comment