SPORT

Mourinho firmos kontratën 2-vjeçare – Kreu

Zhoze Murinjo do të mbetet trajneri i Romës deri në vitin 2026. Mediat italiane bëjnë me dije se klubi dhe trajneri portugez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2024.

Murinjo hedh poshtë në këtë mënyrën mundësitë për të lëvizur pavarësisht se emri i tij është lakuar shpesh herë nëpër klube të ndryshme në Europë. Dy finalet europiane dhe për më tepër njëra me trofe, duket se e kanë bindur stafin drejtues të Romës për t’i rinovuar kontratën.

Në fakt edhe vetë Murinjo e dha një mesazh për të ardhmen e tij, kur në ndeshjen e fundit të kampionatit shkoi të përshëndeste të gjithë tifozët duke i siguruar se do të qëndronte në Romë.

Këtë sezon, Roma nuk arriti të merrte më shumë se një kualifikim në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Skena që nuk i shkojnë nivelit të Ronaldos (VIDEO)

admin

Futbollistja më e bukur në botë refuzon ofertën e radhës

admin

Arben Fetahu iu drejtohet me një mesazh tifozëve para finales

admin

Leave a Comment